Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA, “shuplakë” Berishës/ Ibsen Elezi: PD s’ka kauzë, anëtarët nuk e kuptojnë që partia është shkatërruar

schedule23:43 - 4 Mars, 2026

schedule 23:43 - 4 Mars, 2026

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ibsen Elezi thotë se kryedemokrati Sali Berisha me dhunën e treguar në protestat e tij, ku ka marrë “shuplakë” edhe nga ambasada amerikane, po ndihmon PS.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Elezi u shpreh se PD nuk ka kauzë.

Sipas Elezit, anëtarët e PD nuk arrijnë ta kuptojnë që partia është shkatërruar.



“Sa herë Edi Rama është në vështirësi, ky ia gjen një zgjidhje. Kur Rama është në krizë, ka njerëz shumë të korruptuar, çfarë ndodh? Këto bëjnë akte që të zihen me ndërkombëtarët. Ky e detyron me zor t’i dalë kundër ambasada amerikane. Këto lëvizje janë të pastudiuara. Këta nuk kanë më kauzë politike. Këta kanë kauzë t’i bindin shqiptarët që Edi Rama është i korruptuar, kur këtë po e tregon me vepra SPAK. Në këtë moment, PD është e shkatërruar institucionalisht. Shumica nuk kanë lidhje me PD. Çfarë lidhje ka Gazment Bardhi aty, edhe një pjesë e mirë”, theksoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!