Mario Mandzukic ka falënderuar Juventusin dhe tifozët. Kroati, shfrytëzoi Instagramin e tij zyrtar për t’i thënë lamtumirën “Zonjës së Vjetër” dhe tifozëve bardhezi:
“Është e pamundur të përmblidhni katër vjet e gjysmë në një lamtumirë të thjeshtë, por shpresoj se keni parë pasionin tim për këtë klub dhe për këtë ekip në çdo ndeshje që kam luajtur për Juventusin. Një falënderim i madh për Allegrin dhe Marottan, që më donin në Torino.
“Ka qenë një privilegj të luaj për Juventusin dhe muajt e fundit nuk do të ndryshojnë respektin dhe dashurinë që kam për klubin. Falënderoj të gjithë shokët e skuadrës që kam pasur në këto sezone. Unë me të vërtetë shijova çdo betejë me ju dhe ne e kemi fituar shumicën e këtyre betejave!
“Unë nuk do t’i harroj të gjitha fitoret dhe trofetë, rezultat i punës së palodhur dhe shpirtit të ekipit. Një falënderim i madh edhe për stafin që punojnë prapa kamerave: Trajnerët, stafin mjekësor, fizioterapistët dhe çdo person tjetër që sigurohen që lojtarët e Juventusit janë në kushtet më të mira.
“Më në fund, falënderimi më i madh për tifozët e mrekullueshëm që janë arsyeja e vërtetë pse klubi është kaq i madh dhe i suksesshëm. Unë vërtet e vlerësova mbështetjen që më treguat që nga dita e parë. Si përfundim, gjithmonë jam përpjekur të bëj maksimumin për Juventusin. Ju uroj më të mirën! Dhe për mua, është koha për një kapitull të ri… Përgjithmonë i juaji, Mario”./abcnews.al