Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sekuestrohen 35 mijë euro në Kakavijë, procedohen penalisht 2 persona, nuk i deklaruan në kufi

schedule14:54 - 2 Mars, 2026

schedule 14:54 - 2 Mars, 2026

Dy shtetas 60 dhe 54-vjeçe janë proceduar penalisht pasi u kapën në Kakavijë, me para të padeklaruara.

Sipas policisë, gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar, 25 950 euro.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.



Njoftimi i plotë;

Kontrolle të detajuara nga shërbimet e Policisë Kufitare, goditen 2 raste të mosdeklarimit të të hollave. Sekuestrohen 25 950 euro, procedohen penalisht 2 shtetasit që i posedonin dhe nuk i deklaruan në kufi.

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe etik, qytetarëve në hyrje/dalje, janë goditur 2 raste të mosdeklarimit të të hollave. Konkretisht, në dalje të RSh-së, u kaluan për kontroll në vijë të dytë, shtetasit:

-shtetasi 60 vjec të cilit gjatë kontrollit fizik, iu gjetën 10 950 euro që ai nuk i kishte deklaruar;
-shtetasi 54 vjec të cilës iu gjetën në çantë, 15 000 euro që ajo nuk i kishte deklaruar.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasit 60 vjeç, banues në Berat dhe 54 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumat e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!