Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur vijën “pas 47 vitesh armiqësie iraniane”.
Në një konferencë për media, bashkë me shefin e shtatmadhorisë së SHBA-së Dan Caine Hegseth ka thënë se kushdo që vret ose kërcënon amerikanët do të ndiqet nga SHBA-ja “pa kërkuar falje dhe pa hezitim”.
Hegseth ka shtuar se është e logjikshme që regjimet si Irani nuk duhet të kenë armë bërthamore dhe Trumpi ka “guximin” e nevojshëm për ta zbatuar këtë.


