Presidenti i Qipros, Nikos Christodoulides, ndau më shumë detaje për sulmin me dron në një bazë ushtarake britanike në territorin britanik në Qipron jugore.
Menjëherë pas mesnatës, “një mjet ajror pa pilot – Shahed” u rrëzua në objektet ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar në Akrotiri, “duke shkaktuar dëme të vogla materiale”, shkroi Christodoulides në X.
Shahed është dron iranian. Presidenti Christodoulides tha se është “në kontakt të vazhdueshëm” me udhëheqësit e Evropës dhe ata të vendeve të tjera.
Ai shtoi se Qiproja “nuk e ka ndërmend të jetë pjesë e ndonjë operacioni ushtarak”.
Reagimi vjen pas deklaratës së fundit nga Ministria britanike e Mbrojtjes, e cila tha se po zhvendoste familjarët e personelit nga baza e Akrotirit./rel


