Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Makina të djegura qëllimisht/ Zbardh dy raste në Pogradec, pranga autori, në kërkim porositësi

schedule15:02 - 1 Mars, 2026

schedule 15:02 - 1 Mars, 2026

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Pogradecit si autor i dyshuar i djegies së qëllimshme të dy automjeteve, ndërsa është shpallur në kërkim porositësi i dyshuar i këtyre ngjarjeve. Në vijim të veprimeve procedurale, është proceduar penalisht edhe një 21-vjeçar për moskallëzim krimi.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “The last fire”, uniformat blu të Korçës, kanë zbardhur dy ngjarjet e  ndodhura më 28 dhjetor 2025 dhe 26 shkurt 2026, në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit, ku u dogjën dy automjete.

Sipas Policisë, 38 vjeçari i arrestuar në bashkëpunim me një bashkëmoshatar po 38 vjeç, banues në Korçë, i shpallur në kërkim si porositës, dyshohet se kanë organizuar dhe kryer djegien e automjeteve në pronësi të dy shtetasve të ndryshëm.



Gjithashtu, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, ku nisi procedimi penal edhe ndaj një 21 vjeçari, po ashtu banues në Korçë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Policia po vijon punën për kapjen e personit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj çështjeje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!