Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vetëhidhen nga pallati tre persona/ Tiranë, dy viktima dhe një i plagosur

schedule12:49 - 27 Shkurt, 2026

schedule 12:49 - 27 Shkurt, 2026

Tre ngjarje të rënda janë shënuar orët e fundit në kryeqytet ku tre persona janë vetëhedhur nga lartësia e banesës së tyre. Konkretisht, një 79 vjecar  dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e banesës së tij në rrugën “Dritan Hoxha” e për pasojë ka humbur jetën.

Një tjetër viktimë është shënuar në në bulevardin “Gjergj Fishta” ku në sheshpushimin e një pallati, është gjetur pa shenja jete një 39 vjeçar. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ai është vetëhedhur nga lartësia.

Sakaq, në rrugën “Naim Frashëri” një 87 vjeçar, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i parë i banesës. Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.  / abcnews.al /



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!