Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inter dështon në Champions/ Italianët eliminohen në play off, Bodo Glimt e mund edhe në shtëpi

schedule11:46 - 25 Shkurt, 2026

schedule 11:46 - 25 Shkurt, 2026

Pas dy finaleve në tre vitet e fundit, Inter zhgënjen në këtë edicion të Champions League, duke u eliminuar që në fazën e play off të turneut më të rëndësishëm të futbollit europian për klube.

Pas humbjes 3-1 në sfidën e vajtjes në transfertë, kryesuesit e Serie A u dorëzuan edhe në shtëpinë e tyre, duke u mundur 2-1 nga Bodo Glimt, këtë herë pa asnjë justifikim.

Norvegjezët që janë supriza e madhe e këtij edicioni në Champions bënë një ndeshje të madhe dhe të kujdesshme, të diktuar edhe nga epërsia që i jepte fitorja e parë.



Krejt i ndryshëm diskutimi për Inter. Përpara tifozëve të saj në “San Siro”, skuadra zikaltër as që iu afrua përmbysjes.

Të besuarit e Cristian Chivu kishin një epërsi të dukshme në mbajtjen e topit, por nuk u ngritën në nivelin e parashikimeve, duke rrezikuar pak portën kundërshtare.

Gjithmonë në pritje, Bodo Glimt dha goditjet fatale në pjesën e dytë.

Ish-Milanisti Hauge kaloi në epërsi norvegjezët në minutën e 58-të, ndërsa në të 72-ën, Evjen arshivoi fitoren dhe kualifikimin e skuadrës së tij.

Vetëm për statistika vlen rrjeta e Bastonit në minutën e 76-të, pasi ky realizim I mbrojtësit nuk e zbeh aspak dështimin e zikaltërve, që duhet të përballen edhe me kritikat e mediave italiane.

E përditëshmja më e madhe përtej Adriatikut është e qartë në titullin kryesor ku shkruan “Pa justifikim”. Në të njëjtën linjë janë edhe mediat e tjera italiane, që nënvizojnë edhe një detaj të rëndësishëm, humbjen e 20 milion euro nga ky eliminim.

Nga ana tjetër, Bodo Glimt shkruan historinë, me skuadrën e një qyteti me vetëm 50 mijë banorë, që siguron një vend mes më të mëdhenjve të futbollit europian.

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!