Budapesti mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Në krah të homologut shqiptar Pirro Vengu, ministri i mbrojtjes së Hungarisë, tha se anëtarësimi i Tiranës zyrtare në familjen europiane është I bazuar në merite në dallim nga Kievi, për të cilin Budapesti jo në pak raste ka bllokuar jo vetem negociatat por dhe paketat e ndihmës.
“Hungaria e vlerëson Shqipërinë për rolin e saj për stabilitetin e rajonit. Një vlerësim I madh për rrugën që ka ndjekur Shqipëria në prag të futjes në BE. Hungaria vazhdon të mbështesë në kuptimin e plotë të fjalës integrimin e Shqipërisë pasi është I merituar dhe jo i bazuar në arsye politike apo ideologjike si në rastin e Ukrainës, të cilin Hungaria kurrësesi nuk e mbështet”, tha Kristóf Szalay-Bobrovniczky, Ministri hungarez i mbrojtjes
Ndërsa nënvizoi rëndësinë votës politike në procesin e anëtarësimit, Vengu, vlerësoi ndihmën e dhënë nga Hungaria në përballimin e emergjencave civile, veçanërisht gjatë sezonit të kaluar të zjarreve.
“Shqipëria është një vend që ka mirëpritur investime të rëndësishme dhe kompani të ekselencës hungareze. Dhe ky element tashmëështë dhe shtyllë e bashkëpunimit që ne synojmë ta zhvillojmë në rrafshin ushtarak. Jemi mirënjohës për ndihmesën në rrafshin oeracional të emergjencave civile, ndihmën që ka dhënë Hungaria përgjatë zjarreve që mbuluar Mesdheun në sezonin e kaluar dhe posaçërisht Mesdheun lindor” tha ministri Vengu.
Të dy ministrat rikonfirmuan nëvojën për përmbushjen e objektivave të NATO-s ndërsa u nënshkruan dhe dy marrëveshje në fushën e mbrojtjes. Një për intensifikimin e bashkëpunimit në mbrojtje në nivel civil dhe një tjetër mes institucioneve përgjegjëse për inovacionin në mbrojtje, me synimin për të përfituar më shumë financime nga programet europiane./abcnews.al


