Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dëmimi “horror” i Lindsey Vonn/ Kampionia amerikane e skive rrezikoi amputimin e këmbës

schedule12:31 - 24 Shkurt, 2026

schedule 12:31 - 24 Shkurt, 2026

Dëmtimi ishte I rëndë dhe i dhimbshëm. Shenjat vazhdojnë të jenë të dukshme, por gjithsesi Lindsey Vonn duhet të jetë e lumtur, pasi mund të shkonte shumë më keq se kaq.

Vetë, kampionia amerikane e skive zbuloi në një postim në “Instagram” se lëndimet e saj shkuan shumë përtej frakturës të shumëfishtë dhe komplekse të tibias, pas rrëzimit në garën e saj të  parë në Lojrat Olimpike Dimërore më 8 shkurt.

Skiatorja 41 vjeçare tha se trauma nga aksidenti shkaktoi sindromën e ndarjes në këmbën e saj, ndërsa rrezikoi seriozisht amputimin.



“Kur pësoni një traumë kaq të rëndë në një zonë të trupit, gjaku grumbullohet dhe bllokohet. Dhimbja është shumë e madhe”, tha Lindsey Vonn, që falenderoi si shpëtimitarin e saj doktorin

Tom Hackett, një kirurg ortoped që punon me Vonn dhe kombëtaren olimpike amerikane.

Vetëm ndërhyrja fillestare e tij dhe më pas edhe tre ndrëhyrjet e tjera kirurgjikale në spitalin e Treviso në Itali bënë të mundur që të evitohej më e keqja.

Lindsey Vonn mori mbi vete një rrezik të madh kur pranoi të garojë në “Milano Cortina 2026” me ligamentin e kryqëzuar të gjurit të majtë të këputur.

Rrëzimi në garën e parë agravoi dëmtimin, por të gjitha këto, tani janë vetëm një kujtim i keq dhe i dhimbshëm.

Lindsey Vonn duhet të përballet me një periudhë të gjatë rikuperimi, ndërsa karriera e saj e shkëlqyer është mbyllur zyrtarisht.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!