Ishin që të dy të dalluar.
Rej Manaj dhe Valon Ethemi u përzgjodhën në formacionin më të mirë të javës në Ligën e Parë të Turqisë, pasi ndihmuan ekipin e tyre, Sivaspor, që të arrinte një fitore të thellë, 4-1, dhe tani të ketë më shumë shpresë të paktën për mbijetesën.
Suksesi ishte në shtëpi ndaj Sakariasporit, dhe shkëlqimin më të madhe pati shqiptari nga Maqedonia e Veriut, që realizoi dy gola në minutat 6 e 20, pra duke garantuar në një farë mënyre fitoren.
Ai mori edhe notën më të lartë të javës, 9.2 me diferencë nga të tjerët.
Manaj shënoi golin e katërt për Sivasporin, në minutën e dytë shtesë, dhe po ashtu shërbeu një asist, pikërisht në golin e parë të Ethemit.
Rikthimi I tij nga Emiratet e Bashkuara Arabe ndodhi në kohën e duhur, dhe duket se nuk ka nevojë të përshtatet në një ekip që e njeh mirë, pasi ka luajtur aty edhe më parë.
Sivaspor ndodhet në vendin e 14-të të Ligës së Parë turke me 20 ekipe, por tashmë ka pozita më të mira pasi është larguar nga vendet e fundit.
Ndoshta, me lojtarë si Ethemin dhe Manajn mund të tentojë Superligën edicionin e ardhshëm.


