Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ministri Vengu vizitë zyrtare në Budapest/ Fokus te inovacioni dhe industria e mbrojtjes

schedule13:40 - 23 Shkurt, 2026

schedule 13:40 - 23 Shkurt, 2026

Ministri Vengu ndodhet në Budapest në një vizitë zyrtare me fokus tek inovacioni dhe industria e mbrojtjes.

Vengu tha Hungaria po dëshmon se investimi i qëndrueshëm në inovacion dhe në industrinë e mbrojtjes prodhon kapacitete reale dhe vlerë strategjike për Europën Qendrore.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Budapest, u zhvillua një takim në zyrat qendrore të Pro Patria Electronics, kompani e njohur për ekspertizën e saj në fushën e radarëve dhe sistemeve për mbrojtjen e infrastrukturave kritike. Gjatë takimit u njohën nga afër kapacitetet teknologjike dhe modeli i zhvillimit industrial që kjo kompani përfaqëson.



Synimi i kësaj vizite është integrimi i industrisë shqiptare të mbrojtjes në zinxhirët e furnizimit dhe inovacionit të vendeve aleate, me qëllim ndërtimin e aftësive të qëndrueshme, të besueshme dhe plotësisht ndërvepruese për forcimin e kapaciteteve të Forcave të Armatosura.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!