Pastor Paulin Vilajeti ishte i ftuar sot tek “ABC-ja e mëngjesit” me Enkel Demin duke sjellë atmosferën e lindjes së Jezusit duke qenë se sot është Krishtlindje.
Ai foli për vështirësitë, me të cilat po përballen banorët e zonave të prekura nga tërmeti duke thënë se rolin kryesor e ka shteti dhe pastaj kishat, xhamitë dhe shoqatat e tjera.
“Sado fonde dhe ndihma të mbledhim në, sado kisha, xhamija dhe zhoqata të ketë, ne nuk do të mund të zëvendësojmë shtetin. Wshtë e pamundur të zëvendësosh atë që bën shteti. Religjioni apo shoqatat mund të shkojmë atje ku shteti nuk arrin dot, por nuk bëjmë dot atë që shteti duhet të bëjë, gjërat elementare“, tha ai duke theksuar se shteti shteti nuk po arrin atje ku duhet të arrijë, tek nevojat e njerëzve në këtë vend.
“Ka biznese që mbajnë shtetin, shteti ndihmon të varfrit dhe ne që shkojmë atje ku nuk arrin dot shtetit. Këto të treja janë hallkat që duhet të ketë një shtet normal“, tha ai duke bërë në fund edhe një lutje për banorët e Thumanës dhe zonave të tjera të prekura nga tërmeti.