Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Niko Peleshi uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Ditë historike lirie, dinjiteti dhe drejtësie!

schedule08:23 - 17 Shkurt, 2026

schedule 08:23 - 17 Shkurt, 2026

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka përcjellë urimet e tij me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke shprehur krenarinë dhe respektin për këtë moment historik të kombit shqiptar.

Në mesazhin e tij, ai u drejtua motrave dhe vëllezërve në Kosovë me urimet më të përzemërta, duke e cilësuar këtë ditë si një nga aktet më të ndritura në historinë moderne të kombit shqiptar. Kryetari theksoi se Dita e Pavarësisë së Kosovës është një ditë historike lirie, dinjiteti dhe drejtësie, që simbolizon sakrificën dhe vendosmërinë për shtetndërtim dhe të ardhmen euroatlantike.

“Gëzuar Pavarësinë, Kosovë! Qofsh gjithmonë e lirë dhe e bekuar,” – shprehet Kryetari Peleshi në mesazhin e tij të urimit.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!