Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Klaebo, olimpisti i artë/ Skiatori norvegjez vendos rekord medaljesh në Lojrat e Dimrit

schedule12:42 - 16 Shkurt, 2026

schedule 12:42 - 16 Shkurt, 2026

Përpara tij u quajt “mbret” patrioti Fon Almen.

Norvegjez për norvegjez, të dy të shkëlqyer, veçse Johanes Klebo tejkaloi gjithçka dhe tani ka hyrë fort në histori.

Skiatori nordik 29-vjeçar fitoi të artën e tij të katërt në këto Lojra Olimpike, duke triumfuar në stafetën 4×7.5 kilometra rrëshqitje në akull, e duke u bërë sportisti olimpist I dimrit me më shumë medalje.



Klebo ka gjithsej 9 të arta në tre edicione, që nga 2018 e deri sot.

Ky është rekordi I të gjitha kohëve, ndërsa ai e ndante rekordin e vjetër me 3 gjigandë të tjerë norvegjezë, që tashmë e kanë lënë sportin, Marit Bjërgen, Bjërn Dahli dhe Ole Einar Bjërndalen.

Atyre u shton edhe një argjend e një bronz që I fitoi katër vjet më parë në Pekin, dhe numri total është 11.

Natyrisht, suksesi I fundit ishte ekipor dhe rekordmeni I ri falenderoi shokët e skuadrës që I mundësuan triumfin e radhës.

Në vend të dyëtë në stafetë doli Franca, që u paraqit shumë mirë e mbeti vetëm 22.2 sekonda prapa, ndërsa Italia kënaqi tifozët me një tjetër medalje, këtë herë bronzi, me gati 48 sekonda vonesë.

Norvegjia kryeson tabelën e medaljeve në Olimpiadën italiane me 12 të arta, 7 argjendi dhe 7 bronzi, duke lënë pas Italinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!