Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bayern fiton me rekord/ Bavarezët ia dalin 3-0 në Bremen, rivendosin epërsinë në krye

schedule19:53 - 14 Shkurt, 2026

schedule 19:53 - 14 Shkurt, 2026

Ishte një ndeshje disi e çuditshme, në të cilën u barazua një rekord.

Bajerni nuk është se e pati tërësisht të lehtë në Bremen, por sërish fitoi 3-0 ndaj Verderit vendas në Bundesligë.

Kapiteni I Anglisë, Harri Kejn, shënoi dy herë dhe sulmuesi I tre luanëve barazoi rekordin e Bundesligës për numrin e rrjetave pas 22 javëve kampionat.



Robert Levandovski kishte realizuar 26, po aq sa Kejn tani.

Bavarezët vuajtën disi pasi Verderi gjuajti 13 herë drejt portës në krahasim me 10 të tyre, por pa saktësi.

Një gol I tretë u shënua nga mesfushori I Gjermanisë, Leon Gorecka, I cili festoi në mënyrë të habitshme më pas, me krahët e një zogu sikur fluturon, por deklaroi se nuk pati asnjë mesazh negativ.

Rekordmenët e titujve janë tani 6 pikë përpara Dortmundit, që ishte afruar ndjeshëm pas fitores 4-0 të së premtes.

Për golaverazhin nuk ia vlen të flitet sepse Bajerni e ka plus 82 dhe Borusia +27.

E përditshmja tabloide “Bild” shkruan: Bajern shkatërron Verderin! E vërteta për festmin e Goreckës!

Gazeta nga Mynihu, “Zydojçe Cajtung” thekson se Bajerni mundi Verderin, dhe në fushë u dalluan bota e re dhe bota e vjetër e futbollit.

Kjo, sepse dikur dy ekipet kanë qenë rivalë, por Bremeni ka mbetur shumë prapa.

Bajerni kryeson Bundesligën me 57 pikë ndaj 51 të Dortmundit pas 22 javësh kampionat.  / ABCNEWS.AL /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!