Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbrojtja: Krasniqi i pafajshëm!/ Avokatja në Hagë: Lirojeni këtë zotëri 75 vjeçar!

schedule17:53 - 13 Shkurt, 2026

schedule 17:53 - 13 Shkurt, 2026

Lirojeni këtë zotëri 75 vjeçar dhe lëreni atë të shkoj pranë familjarëve të tij.

Këshu nisi mbrojtja e Jakup Krasniqit.

“Parashtrojmë që është vetëm një opsion që të merrni vendim pafajësie ndaj të gjitha akuzave të ngritura ndaj Jakup Krasniqit. Në fund të parashtrimit do t’iu bëjmë thirrje të nderuar gjykatës që ta shpallni të pafajshëm Krasniqin dhe ta lejoni këtë zotëri 75-vjeçar që të kthehet në familjen e tij dhe të kalojë vitet që i ka caktuar Zoti me familjen e tij.”



Avokatja Alagendra tha prokuroria mbështetet në “spekulime dhe pretendime të pambështetura” në akuzat ndaj Krasniqit. Ajo tha se nuk ka asnjë dëshmitar që thotë se Krasniqi e ka keqtrajtuar.

“Nuk ekziston një viktimë e vetme nga qindra dëshmitarë të Prokurorisë që pretendojnë ose akuzojnë Krasniqin që i ka rrahur abuzuar ose ka qenë i pranishëm kur ata janë keqtrajtuar. Kjo prokurori mbështetet kryesisht në spekulime dhe pretendime të pambështetura”

Mbrojtja e Krasniqit e akuzoi Prokurorinë se ka përzgjedhur dokumente dhe pjesë të dëshmive të dëshmitarëve sipas interesave të saj, duke shtuar se ka injoruar pjesët e dëshmive që nuk i përshtaten akuzës.

Në këtë drejtim, ajo tha se prokuroria nuk i ka dhënë peshën e duhur provave shfajësuese, madje duke përdorur materiale të ardhura nga Serbia.

Mbrojtja e Krasniqit tha se prokuroria nuk ka verifikuar autorësinë, autenticitetin apo besueshmërinë e materialeve që u sekuestruan në nëntor të vitit 2020 në shtëpinë e klientit të tij.

Mbrojtja e Jakupit ka kohë edhe të hënën e 18 shkurtit për të parashtruar pretendimet e saj.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!