Si rezultat i administrimit të shpejtë të disa kallëzimeve për vjedhje/tentativë për vjedhje, nga pronarët e disa subjekteve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Midnight”, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët.
Në kuadër të operacionit u kap dhe vu në pranga shtetasi J. C., 31 vjeç, banues në Vorë dhe u shpall në kërkim shtetasi Xh. A., 35 vjeç, banues në Vorë.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, gjatë muajit shkurt, kanë vjedhur shuma parash/produkte të ndryshme, në 3 subjekte, si dhe kanë tentuar të vjedhur në 2 subjekte të tjera, në Vorë. Punohet për zbardhjen e vjedhjeve e tjera që mund të ketë kryer këta shtetas.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. C., 59 vjeç, banues në Vorë, babai i shtetasit J. C., pasi iu gjet një shkop gome si ato që përdor Policia, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


