Ministrja Elisa Spiropali dhe deputeti Ervin Bushati ishin dy emrat të cilët u miratuan në Kryesinë e PS ditën e sotme, për të qenë bashkëkryetarë të Partisë Socialiste në Tiranë.
Për të folur për këtë çështje, Spiropali ishte sot e ftuar në studion e Abc News. Mes të tjerash ministrja foli edhte për shtatzëninë e saj, ku theksoi se më i vështirë është muaji i fundit.
Po ashtu Spiropali u ndal edhe tek roli i gruas në qeverinë e majtë, teksa shtoi se Finlanda i ka kopjuar sa i përket numrit të grave në qeveri.
Pjesë nga biseda në studio:
Endri Xhafo: Ju jeni edhe në pritje të ëmbël dhe unë ju uroj qe ne aspektin personal 2020 të jetë i mbarë për ju..
lisa Spiropali: E ëmbël kjo pritje është gjatë gjithë muajve përveç muajit të fundit, që ka një rëndesë të posaçme. Do e përballoj këtë muaj.
Endri Xhafo: Sot na vini në fakt edhe në petkun përvec ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, na vini edhe nën petkun e bashkëkryetares të PS dega Tiranë sëbashku me zotin Ervin Bushati, të cilin e kemi pausr në atë karrige pak ditë më përpara. Si do të pajtoni detyrat e shtuara me mëmësinë. Jua bëj këtë pyetje se kujtoj që një kolegia juaj, zonja Olta Xhaçka e cila edhe ajo kaloi një periudhë sic ishin zgjedhjet sot edhe me tërmetin. Në aspektin njerëzor dhe profesional? Nuk dua të ngja cinike pyetja
Elisa Spiropali: Nuk besoj se ka ndonjë kundërshtim apo pozicion të ngarkuar midis të qenurit nënë dhe të një personi aktiv, shumë gra e bëjnë këtë. Mdje miliona gra në botë edhe pse janë nëna punojnë, madje e bëjnë më mirë se burrat. Këtë shqetësim mos e kini. Të jep edhe njëlloj energjie të shtuar, një lloj kënaqësie më të madhe.
Endri Xhafo: Se njerëzit po shikojnë qeverinë e Finlandës por harrojnë se mes të mirave dhe të këqija të veta të paktën këtë gjë për të vendosur femra në pozicione drejtuese e ka pasur më herët sesa qeveria e Finlandës.
Elisa Spiropali: E habitshme që nuk e shohin këtë te qeveria jonë. Ne e kemi bërë më herët na kanë kopjuar. Jemi më shume gra se burra./abcnews.al