Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, ka cilësuar si “skandaloze” deklaratën e kryeprokurores Kimberly West, e cila kërkoi 45 vjet burgim për secilin ish-krer të UÇK-së, duke arritur në total 180 vjet.
Gucati tha se kjo kënaq Serbinë dhe ata kundër Kosovës, duke mohuar gjithashtu pretendimet se UÇK-ja nuk kishte mbështetje ndërkombëtare.
“Dëgjuam një fjalim të saj përfundimtar të prokurores e cila është skandaloze, e cila kërkoi 45 vjet burgim për secilin prej tyre, dmth kërkoi 180 vite burg. Kjo me këtë fjalë i ka kënaqur gjithë ata që kanë qenë kundër Kosovës, kundër çlirimit të vendit dhe i ka kënaqur vet politikanët serb dhe shtetin e Serbisë. Do të thotë Serbia është sot e kënaqur me prokurorët që kanë punuar kundër shtetit të Kosovës dhe vet UÇK-së.
Ju e dëgjuat dhe vet fjalimin tjetër skandaloz të saj, ku thoshte që pjesëtarët e UÇK-së kanë ofenduar një qytetar i cili ka bashkëpunuar me Serbinë, që i thotë majmun, i thotë mos bashkëpuno me Serbi dhe ato i merren parasysh si krime lufte dhe për ne të gjitha këto janë të papranueshme, unë nuk dua t’i besoj fjalës fare dhe besoj që as qytetarët nuk do t’i besojnë”, tha Gucati teksa ishin mbledhur në zyrën e tyre në Prishtinë për të ndjekur këtë zhvillim gjyqësor.


