Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Përmbytje në Himarë / Probleme nga reshjet intensive dhe dalja e përroit

schedule16:15 - 6 Shkurt, 2026

schedule 16:15 - 6 Shkurt, 2026

Reshjet intensive të shiut në Himarë dhe dalja e përroit nga shtrati kanë shkaktuar probleme në disa banesa, ndërsa uji ka depërtuar edhe në brendësi të tyre.

Sipas banorëve të zonës, reshjet kanë qenë të shumta dhe prurjet e ujit tepër të mëdha.

Dëmet janë shkaktuar kryesisht në katet e para të banesave, ku uji ka depërtuar në brendësi, duke dëmtuar orendi e pajisje shtëpiake.



Në një hark kohor prej 30 minutash, Himara u përball me furinë e reshjeve të shiut.

Në Qafën e Vishës për shkak të rënies së gurëve dhe dherave u bllokua njëri krah I rrugës, duke vështirësuar qarkullimin.

Sipas informacioneve paraprake, masivi I gurëve u shkëput nga shpati, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë të detyruar të lëvizin me kujdes dhe me shpejtësi të reduktuar, pasi rruga është e kalueshme vetëm në një krah.

Bashkia e Himarës pas situatës problematike që shkaktuan reshjet dhë vërshimet e përrenjëve, reagoi duke iu bërë apel qytetarëve që të shmangin lëvizjet jo të domosdoshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!