Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Paralajmëron Netanyahu: Kushdo që sulmon Izraelin, do të përballet me pasoja të padurueshme!

schedule19:10 - 2 Shkurt, 2026

schedule 19:10 - 2 Shkurt, 2026

Izraeli “është gati për çdo eventualitet”, tha Benjamin Netanyahu në një fjalim para Knessetit, mes një konfrontimi verbal me Iranin dhe përgatitjeve të SHBA-së për një sulm të mundshëm ndaj regjimit.

“Kushdo që na sulmon do të përballet me pasoja të padurueshme”, paralajmëroi kryeministri izraelit.

Irani ka paralajmëruar se nëse sulmohet nga SHBA-të, do të përgjigjet me hakmarrje të ashpër kundër objektivave izraelite dhe amerikane në rajon.



Netanyahu i dërgoi gjithashtu një mesazh brendësisë së Izraelit, duke theksuar se me armiqtë që rrethojnë vendin, “demokracia mbron qëndrueshmërinë dhe stabilitetin”. Ai pranoi se Izraeli nuk ka një demokraci të përsosur, por vuri në dukje se asnjë demokraci nuk përballet me sfidat e Izraelit.

Ai deklaroi se do të donte që retorika e mospajtimit në Knesset të ishte më e matur, por shpjegoi se preferon një parlament të zhurmshëm sesa një sallë në të cilën zyrtarët nuk mund të flasin.

“Heshtja e zyrtarëve të zgjedhur ose heshtja e publikut përmes medias është fundi i demokracisë. Publiku duhet të vendosë. Dhe ku vendos? Në kutitë e votimit”, theksoi Netanyahu.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thirrur një takim të nivelit të lartë të sigurisë, ku morën pjesë zyrtarë kryesorë të mbrojtjes dhe inteligjencës së vendit.

Mes tyre ishte edhe Shefi i Shtabit të Ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, i cili është kthyer së fundmi nga Shtetet e Bashkuara, ku zhvilloi bisedime me zyrtarë amerikanë për Iranin. Në takim ka qenë i pranishëm edhe kreu i Mossad-it, David Barnea, sipas transmetuesit shtetëror izraelit KAN.

Mediat raportojnë se Zamir udhëtoi drejt SHBA-së me një avion privat për të shmangur vëmendjen dhe se gjatë vizitës ka kërkuar të bindë Uashingtonin të ndërmarrë një sulm ndaj Iranit. Një zyrtar izraelit që preferoi të ruante anonimitetin, u shpreh se presidenti amerikan Donald Trump po favorizon një linjë negociatash të ashpra me Teheranin, me synimin të detyrohet republika islamike të heqë dorë nga program i saj bërthamor.

Sipas burimeve izraelite, gjatë takimeve me palën amerikane, Izraeli ka theksuar se preferon që Shtetet e Bashkuara të ndërmarrin një veprim ushtarak ndaj Iranit, duke paralajmëruar se mungesa e veprimit mund të sjellë pasoja serioze, përfshirë avancimin që Irani ka pasur në raport me armët atomike.

Zyrtarët izraelitë kanë shprehur gjithashtu shqetësime lidhur me programin raketor të Iranit. Deri tani, autoritetet izraelite nuk kanë lëshuar asnjë deklaratë zyrtare për këtë takim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!