Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Goli i viti në premier/ “Goditja e akrepit”, realizimi spektakolar i Dominic Solanke

schedule12:35 - 2 Shkurt, 2026

schedule 12:35 - 2 Shkurt, 2026

Një gol që do të mbahet mend gjatë, për rëndësinë, por mbi të gjitha për bukurinë e tij.

Protagonist, Dominic Solanke sulmuesi i Tottenham që bëri realizimin e vitit në Premier League dhe vendosi kandidaturën e tij në garën për çmimin “Puskas”, me atë që në futboll quhet “goditja e akrepit”.

Futbollisti anglez dërgoi topin në rrjetë me këtë mënyrë spektakolare në minutën e 70-të, duke vendosur barazimin 2-2 në sfidën kundër Manchester City.



Një goditje e rëndë për Pep Guardiola, që pa t’I ikte nga duart një fitore në dukje e sigurtë në pjesën e parë.

Kjo pasi “Cityzens” u kthyen në pushimin e sfidës me epërsinë e dyfishtë.

Cherki në minutën e 11-të i dha avantazhin miqve, ndërsa Semenyo shënoi edhe golin e dytë për skuadrën e tij.

Por në pjesën e dytë, Tottenham barazoi gjithçka me Solanke, autor i të dy golave për londinezët. Sigurisht I dyti, me akrobacinë spektakolare dhe që mund të rezultojë vendimtar në garën për titullin kampion në Premier League.

Kjo, pasi me këtë ndalesë Manchester City largohet me gjashtë pikë nga kryesuesit e Arsenal, që kthen sërish distancën e sigurisë në krye të renditjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!