Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Francë, qeveria përballet me një tjetër mocion mosbesimi

schedule10:21 - 2 Shkurt, 2026

schedule 10:21 - 2 Shkurt, 2026

Qeveria e kryeministrit francez, Sébastien Lecornu përballet sot  me dy mocione mosbesimi, pasi ai e kaloi buxhetin në Asamblenë Kombëtare pa një votim përfundimtar.

Deputetët e Asamblesë Kombëtare pritet të nisin pasditen e sotmes një debat mbi tërheqjen ose jo të besimit ndaj kabineti të qendrës së majt

Nuk pritet rënia e qeverisë. Lecornu ka siguruar mbështetjen e socialistëve përmes disa koncesioneve në buxhet. Nëse qeveria i mbijeton mocioneve të mosbesimit në parlament, buxheti i vitit 2026 konsiderohet i miratuar.



Mocionet e mosbesimit janë kërkuar, nga njëra anë, nga nacionalistët e djathtë të Marine Le Pen, dhe nga ana tjetër nga e majta, të Gjelbrit dhe komunistët.

Përpjekja e tyre për të rrëzuar qeverinë vjen si reagim ndaj faktit që Lecornu e kaloi buxhetin e këtij viti duke përdorur një nen të posaçëm të kushtetutës, pa votim përfundimtar, pas një përpjekjeje të pasuksesshme për kompromis.

Lecornu dhe qeveria e tij kanë mbijetuar tashmë katër mocione mosbesimi javët e fundit, të cilat lidhen me pjesë të buxhetit.

Fakti që Franca, e cila ka një nivel të lartë borxhi, po arrin më në fund të miratojë një buxhet pas një bllokimi politik, pritet të mirëpritet nga bizneset dhe nga partnerët e BE-së, si Gjermania.

Kjo u jep kompanive qartësi për investime dhe punësime, ndërsa edhe sektori publik mund të rifillojë investimet. Perspektiva që Franca të përballet me problemet e saj të borxhit shihet gjithashtu si një sinjal pozitiv për Bashkimin Evropian.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!