Sot pritet të përmbyllet plotësisht procesi i rinumërimit të votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë se kanë mbetur më pak se 100 nga 2,557 vendvotime për t’u numëruar.
“Sipas planifikimeve presim që në mbrëmje të përmbyllim rinumërimin e të gjitha vendvotimeve të mbetura”, tha ai.
Vendvotimet, sipas tij i takojnë 4 komuave si: Prishtinë, Podujevë, Suharekë dhe Shtërpcë.
Se kur pritet të shpallen rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, Elezi tha se në vijim do të dalin me njoftim për mbledhjen e radhës të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku në rend dite do të jetë edhe vendimi për kohën e shpalljes së tyre. / abcnews.al/


