Ilir Daja, trajneri i Skënderbeut, hedh poshtë zërat për një kalim te Partizani ose Tirana. Në një lidhje direkte me emisionin Pressing në Abc News, ai e vlerësoi faktin që lakohet për të punuar në krye të klubeve të mëdhenj.
“Çdo opinion i imi në lidhje me këtë çështje mund të sjellë keqkuptime, por unë jam trajner i Skënderbeut dhe do të vazhdoj të jem. Interesi nga dy ekipe me një histori të madhe është një vlerësim, por unë do të vazhdoj të mbetem trajner i Skënderbeut edhe gjatë vitit tjetër”.
“Në fund të kampionatit të kaluar pata një bisedë me presidenti Takaj, i cili më ftoi për të bashkëpunim të dytë me shpresë të një vendimi të mirë nga CAS. Në momentin që erdhi vendim i CAS, për hir të fjalës së dhënë, vendosa që t’i qëndroj kësaj fjale deri në fund. Te Skënderbeu nuk kam shkuar për para, pasi mund të merrja shumë më tepër në ekipe të tjera. Objektivat tonë nuk mund të jenë për Europën, pasi jemi të dënuar. Megjithatë, kemi si objektiv integrimin e elementëve të rinj”.