Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Talenti i lindur i bilardos/ Pa mbushur tre vjeç, Jude Owens vendos dy rekorde “Guinnes”

schedule12:38 - 28 Janar, 2026

schedule 12:38 - 28 Janar, 2026

Jude Owens ka vendosur shumë shpejt emrin e tij në librin e “Rekordeve Guinness”.

Madje dy herë. Vetëm 2 vjeç e 261 ditë, djaloshi anglez u bë personi më i ri në moshë që bën një “double”, duke futur në gropa dy gurë me një goditje.

Po ashtu, edhe më i riu në histori që merr një gur me spond.



Luke Owens, babai i Jude ka thënë se “snooker” është argëtimi i preferuar i djalit të tij, ndryshe nga moshatarët e tij.

Për të kënaqur djaloshin e vogël, familja e kishte në fillim shumë të vështirë, pasi ai e kishte të pamundur të arrinte lartësinë e tavolinës së bilardos.

Por zgjidhja u gjet në filim me një shkallë dhe më pas me një stol të veçantë që Jude kërkon ta marrë me vete kudo që shkon.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!