Këto janë pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit, teksa demostrojnë kushtet ekstreme të motit në Kanada. Në video shihet të realizohet receta e akullores, në ambient të jashtëm ku temperaturat shënojnë -15 gradë celsisu. Në disa zona të Kanadasë janë lëshuar paralajmërime portokalli që sinjalizojnë rrezik të lartë, ku temperaturat ekstreme mund të ndihen deri në -46 gradë Celsius, duke shkaktuar dëme serioze dhe ndërprerje të gjera të aktivitetit normal.
Reshjet e dendura të borës, të ftohtit ekstrem dhe erërat e forta kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në lëvizje në pjesën më të madhe të Kanadasë Atlantike mëngjesin e së hënës, ndërsa meteorologët paralajmërojnë se kushtet e vështira të motit do të vazhdojnë edhe të paktën një ditë tjetër.
Vetëm një javë pasi rajoni u godit nga stuhia e parë e madhe e borës për këtë sezon, një tjetër valë reshjesh mbuloi zonën nga nata e së dielës deri të hënën. Environment Canada vendosi të gjithë provincën e Nova Scotias nën paralajmërim të verdhë për reshje bore, duke njoftuar se bora pritet të vazhdojë deri të martën në mëngjes, me sasi që në disa zona mund të arrijnë deri në 35 centimetra.
Erërat, që në disa zona kanë arritur deri në 70 kilometra në orë, po shkaktojnë ngritje të borës dhe po e bëjnë udhëtimin veçanërisht të rrezikshëm. / abcnews.al /
View this post on Instagram


