Numërimi mbrapsht ka nisur deri në mbylljen e dritares në tregun e transferimeve të dimrit, por Kristjan Asllani vijon të jetë në kërkim të një skuadre të re.
Jashtë projektit të Torinos dhe pa të ardhmë te Inter që ka në pronësei kartonin, mesfushori kuqezi pretendon një zgjidhje përfundimtare, por sipas kushteve të tij financiare.
Ofertat nuk kanë munguar, madje kanë qenë të shumta siç kanë raportuar mediat italiane, por arsyeja e për refuzimin e tyre deri tani lidhet vetëm me kërkesat ekonomike të futbollistit.
Kristjan Asllani kërkon të ruajë përfitimet e tij aktuale, ndërsa sipas kontratës së huazimit, te Torinio ai fiton rreth 1.7 milion euro në sezon.
Kjo shifër nuk është plotësuar nga asnjë prej klubeve të tjerë që kanë shfaqur intreres për shërbimet e tij në merkaton e janarit.
Po ashtu, mesfushori që në mars do të festojë ditëlindjen e tij të 24 kërkon të qëndrojë në Serie A.
Një tjetër arsye kjo, që ka shtyrë pas interesimin e skuadrave si Girona, Paris FC apo së fundmi edhe Besiktas.
Por ofertat e Sassuolo, Cagliari, Parma apo Genoa nuk janë afruar me pretendimet financiare të Kristjan Asllanit.
Mediat italiane e kanë afruar edhe me Bologna, por deri tani nuk ka asgjë konkrete që mund të flasë për një transferim të mundshëm.
E sigurtë është se mesfushori duhet të gjejë një skuadër të re, madje shumë shpejt, për veten e tij dhe kombëtaren kuqezi, pasi Siulvinjo kërkon të ketë në formë të gjithë futbollistët për sfidën e play off të “Botërorit 2026” kundër Polonisë më 26 mars. / abcnews.al /


