Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul bën thirrje për veprime më të ashpra kundër “flotës në hije” të Rusisë, të cilën Moska po e përdor për të anashkaluar sanksionet kundër shitjeve të naftës.
‘’Ligji ndërkombëtar detar duhet të ndryshohet urgjentisht’’, sipas ministrit të Jashtëm gjerman Merz.
“Është e pamundur që duart tona të jenë të lidhura përgjithmonë”, deklaroi politikani i CDU-së, duke theksuar nevojën për “efektivitet shumë më të madh në luftën kundër kësaj flote në hije”.
‘’Anijet dhe kapitenët e tyre tashmë i nënshtrohen sanksioneve evropiane por tani nevojiten diskutime të thella midis partnerëve të Detit Baltik. Për më tepër, duhet të jetë e mundur të ndërmerren veprime edhe kundër anijeve, statusi i flamurit të të cilave është i paqartë’’, shtoi ai.
“Tani duhet të përdorim të gjitha mundësitë e ofruara nga ligji detar për të ndaluar anije të tilla”, tha Wadephul, duke theksuar gjithashtu se flota në hije kërcënon ekologjinë e bregdetit të Detit Baltik.
/abcnews.al/


