Tifo-grupi “Tifozat Kuqezi” janë padiskutim më i madhi në Shqipëri dhe në çdo ndeshje të kombëtares shqiptare të futbollit, janë aty për të mbështetur skuadrën. Koreografitë e tyre shpeshherë janë të shkëlqyera, me mesazhe goditëse dhe me realizim të jashtëzakonshëm.
Përveç futbollit, “TKZ” është një aset i madh për Shqipërinë edhe në fusha të tjera. Në ato ditë tragjike të tërmeteve të fuqishme, tifo-grupi “TKZ” ishte gjithmonë aty për të mbështetur, si në shpërndarjen e ndihmave, ashtu dhe nga ana financiare.
Nuk do t’i harrojmë kurrë flamujt e mëdhenj shqiptarë në stadiume, nuk do e harrojmë kurrë Ballist Morinën. “Tifoza Kuqezi” festojnë sot 16 vjetorin e krijimit të tyre: 16 vite të mbushura me emocione dhe spektakël në tribuna e kudo tjetër. Bravo djema dhe urime!/abcnews.al