Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

India ul tarifat për makinat europiane në 40 për qind në kuadër të marrëveshjes së tregtisë me BE-në

schedule14:36 - 25 Janar, 2026

schedule 14:36 - 25 Janar, 2026

India planifikon të ulë tarifat për makinat e importuara nga Bashkimi Europian nga 110% në 40%, sipas burimeve, në hapjen më të madhe të tregut indian deri më tani, ndërsa dy palët po përfundojnë një marrëveshje të tregtisë së lirë që mund të njoftohet që të martën.

Qeveria ka rënë dakord të reduktojë menjëherë taksën për një numër të kufizuar makinash nga blloku 27-anëtarësh, me çmim importi mbi 15,000 euro (17,739 dollarë), thanë dy burime të njohura me negociatat. Më tej, kjo tarifë pritet të ulet gradualisht deri në 10%, duke lehtësuar hyrjen në tregun indian për prodhues europianë të makinave si Volkswagen, Mercedes-Benz dhe BMW.

India dhe BE-ja pritet të njoftojnë të martën përfundimin e negociatave të gjata për marrëveshjen e tregtisë së lirë, pas të cilës palët do të finalizojnë detajet dhe do të ratifikojnë atë që po quhet “nëna e të gjitha marrëveshjeve”.



Marrëveshja mund të zgjerë tregtinë dypalëshe dhe të rrisë eksportet indiane të produkteve si tekstilet dhe bizhuteritë, të cilat kanë qenë të goditura nga tarifat 50% të SHBA-së që nga fundi i gushtit.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!