Bashkëshortja dhe agjentja e Mauro Icardit, Wanda Nara, nuk i duron aspak elozhet për Romelu Lukakun, që u transferua tek Interi si pasues i bomberit argjentinas. Lukaku është shndërruar në idhullin e tifozerisë zikaltër dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Wanda Naras, që ka shpërthyer sot kundër sulmuesit belg.
“Do të ishte mirë ta shihnim Lukakun edhe në ndeshjet e mëdha. Ai nuk ka shënuar në Champions League dhe fazën me eliminim direkt, do ta shohë në TV. I fundit që mbajti numrin 9 te Interi, shënoi 150 gola.
Mendoj se Conte është pasuria e vërtetë e Interit, pasi ai bën diferencën. Lukaku është kritikuar në Champions League, ndërsa tani po vlerësohet sikur është fenomen. Unë jam tifoze e Interit, por nuk mund ta duroj mungesën e respektit”, u shpreh Wanda Nara./abcnews.al