Finalizohet operacioni i koduar “Lista”. Pesë persona janë ndaluar nga policia pasi ishin në kërkim për vjedhje me dhunë, falsifikim kartëmonedhash dhe dhunë në familja.
Mes të ndaluarve raportohet se është edhe një shtetas gjeorgjian.
Ndërkohë autoritetet vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


