Një automjet është përmbysur në mes të rrugës në zonën e Ishull-Lezhës, në hyrje të qytetit të Lezhës. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të këtij aksidenti, i cili ka ndodhur në një zonë me shpejtësi të kufizuar.
Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të plagosur. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të këtij aksidenti. / abcnews.al /


