Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Ku ka si Tirona” ndez për dy netë skenën e TKOBAP

schedule13:25 - 19 Janar, 2026

schedule 13:25 - 19 Janar, 2026

Sonte e nesër në orën 19:00, skena e Teatrit të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor shndërrohet në zemrën e gjallë të kryeqytetit. Premiera “Ku ka si Tirona” vjen si një homazh i fuqishëm dhe emocional ndaj shpirtit, traditës dhe kujtesës kolektive të Tiranës.
Në studion e ABC e Mëngjesit, këngëtarja e Ansamblit Popullor Iris Bega dhe mjeshtri i valleve Genc Kastrati zbuluan emocionet dhe përmasat artistike të kësaj premiere, e cila është pjesë e ciklit artistik “Thesaret e shpirtit”.
“Ku ka si Tirona” është një udhëtim skenik ku kënga, vallja dhe ngjyrat bashkohen për të treguar historinë e një qyteti përmes ritmit, elegancës dhe trashëgimisë kulturore. Tradita vjen e gjallë, e interpretuar nga solistë vokalë, valltarë dhe të ftuar specialë, duke krijuar një spektakël që prek breza të tërë.
“Kjo premierë sjell energjinë e brezave dhe identitetin e një qyteti që jeton mes kujtesës dhe së tashmes,” – theksojnë artistët.
Në këtë mbrëmje të veçantë, publiku do të shijojë performancat e Irma Libohovës, Armaldo Kllogjerit dhe Greta Zanit, si të ftuar specialë që i japin shfaqjes dimensionin e saj festiv dhe bashkëkohor.
Si solistë në skenë ngjiten: Aranit Hoxha, Denisa Gjezo, Leke Pecnikaj, Raimond Kllogjeri dhe Avni Miraka, ndërsa vallja merr jetë përmes interpretimit të: Flavio Xhaferri, Frenki Ziaj, Reji Berisha, Katerina Konini, Leonard Mitrushi, Ajkana Topalli dhe Elton Cefa.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!