Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Incidenti me Laert Vasilin, Budina: Kamerat e Ministrisë së Brendshme kanë filmuar gjithçka

schedule12:35 - 23 Dhjetor, 2019

schedule 12:35 - 23 Dhjetor, 2019

Regjisori Robert Budina u mor në pyetje sot nga policia, pas akuzave të Laert Vasilit se është dhunuar pasditen e djeshme tek oborri i Teatrit Kombëtar.Më pas ai dha një prononcim për mediat, ku mohoi totalisht se është ushtruar dhunë ndaj Vasilit.

“Ky është një sulm personal i Laert Vasilit, i cili po përpiqet të zvogojë kauzën tonë, ta bëjë pis atë… Jam shumë i lumtur se me lëvizjen tonë, kemi arritur të vertetojmë se këto “skandale” të vogla nuk arrijnë dot të na përçajmë apo intimidojnë”, deklaroi Robert Budina.

I pyetur se si ndodhi ngjarja, ai tha se “sapo kishim dhënë një shfaqje me trupën austriake dhe po përcillnim trupen austriake, kur u lajmërova se personi në fjalë grisi parullën tek teatri. Kur shkova, gjeta disa njerëz që konfliktoheshin me aktorin dhe u përpoqa ti ndajë. Nuk ka patur dhunë, por vetëm shtyrje. Ai ka pretendimet e veta. Ne duam provat dhe dëshmitë. Ai ka grisur posterat e Avni Delvinës, por lufta jonë nuk është personale siç e paraqet Vasili, është luftë konceptesh. Ai s’ka forcë për ta dëmtuar kauzën tonë. Dhe sa i përket provave le të hapen kamerat e sigurisë së Ministrisë së Brenshme”, shtoi ai. /abcnews.al



Lexo edhe:
VIDEO/ Laert Vasili tha se u dhunua, reagon Aleanca për Teatrin: Ju tregojmë ku “e theu qafën”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!