Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Arteta hedh sytë nga Serie A, Arsenal në sulm për t’i plotësuar dëshirën

schedule11:30 - 23 Dhjetor, 2019

schedule 11:30 - 23 Dhjetor, 2019

Mikel Arteta ka nisur punën si trajner i Arsenalit dhe do të debutojë në ndeshjen e së enjtes kundër Bouremouth jashtë fushe. Spanjolli kërkon një sulmues me eksperiencë dhe i preferuari i tij luan në Serie A.

The Sun zbulon emrin dhe ai është Dries Mertens. Belgut i përfundon kontrata me Napolin në fund të sezonit dhe rinovimi është ende larg, pavarësisht insistimit të tifozëve që janë të dashuruar me 32-vjeçarin.

Arteta i ka kërkuar drejtuesve të nisin negociatat me klubin italian dhe shpreson që të arrihet akordi për transferimin e sulmuesit në janar. Nëse nuk arrihet te Mertens, Arsenal do të nisë sulmin drejt Kevin Volland të Bayer Leverkusen, një tjetër lojtar që është në listën e dëshirave të trajnerit. /abcnews.al



Mertens duke festuar me tifozët e Napolit

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!