Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Le Pen në Apel/ Fillon gjyqi në Paris, politikania e ekstremit të djathtë kërkon të kandidojë për Presidente

schedule16:56 - 13 Janar, 2026

schedule 16:56 - 13 Janar, 2026

Këtë të martë në Paris ka nisur gjyqi i apelit ndaj Marine Le Pen, e partisë së ekstremit të djathtë Bashkimi Kombëtar.

Çështja në Gjykatën e Apelit të Parisit do të zgjasë deri më 12 shkurt, por një vendim nuk pritet para verës, shumë përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm.

Le Pen, 57 vjeç, u shpall fajtore vitin e kaluar për përvetësim të fondeve të Bashkimit Europian dhe nëse apeli lë në fuqi vendimin, ajo nuk do të jetë në gjendje të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027.



Le pen ka mohuar çdo akuzë, ndërsa para se gjyqi të fillonte u shpreh shpresëplotë për rezultatin.

Presidenti i partisë së saj, Jordan Bardella, tha se ndalimi i saj nga kandidimi do të ishte thellësisht shqetësues për demokracinë.

Çështja e vitit të kaluar u përqendrua në akuzat se Le Pen, së bashku me më shumë se 20 figura të tjera të larta të partisë, punësuan asistentë që punonin për punët e partisë së saj në vend që të punonin për Parlamentin Europian, i cili i paguante ata.

Le Pen u dënua me katër vjet burg, me dy vjet të pezulluara dhe dy të tjera gjatë të cilave do të mbajë një byzylyk elektronik në vend që të mbahen në paraburgim. Asaj iu dha një gjobë prej 100,000 eurosh dhe iu ndalua të kërkonte poste publike me efekt të menjëhershëm.

Nëse humbet apelin, Le Pen mund të përballet me një dënim edhe më të gjatë me burg.

Më shumë se 20 figura të Bashkimit Kombëtar u shpallën gjithashtu fajtorë në gjyqin e vitit të kaluar dhe partia u urdhërua të paguante një gjobë prej 2 milionë eurosh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!