Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kur do të konstituohet Kuvendi i ri?/ KQZ pret shqyrtimin e ankesave nga subjektet politike

schedule17:48 - 12 Janar, 2026

schedule 17:48 - 12 Janar, 2026

Seanca e parë e legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Kosovës duhet të mblidhet 30 ditë pas shpalljes zyrtare të rezultatit të zgjedhjeve.

Numërimi i votave për zgjedhjet e parakohshme tw 28 dhjetorit përfundoj të premten, por për shpalljen zyrtare të rezultatit duhet të përfundoj edhe shyqrtimi i ankesave të depozituara nga subjektet politike në gare në Panelin për Ankesa dhe parashtresa.

Në këtë panel deri më tani kanë shkuar katër ankesa, të cilat janë në fazë shqyrtimi.



Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media deklaroj se rezultatet përfundimtare mund të shpallen përpara 19 janarit.

Pas seancës konstituive, zgjedhjes së kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, presidentja, “i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë”.

Kandidati i caktuar për formimin e qeverisë më pas duhet ta paraqesë përbërjen e Qeverisë para deputetëve “jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë”, pasi të jetë mandatuar.

Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 51.11% të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke marrë 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 20.19% të votave – 22 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 13.23% të votave – 15 deputetë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do t’i ketë gjashtë ulëse në Kuvend pas 5.50% të votave të fituara, ndërsa 20 vende janë të garantuara për pakicat.

Më ketë rezultat VV e ka të lehtë formimine qerverisë së re, edhe pse tani mbetet të shihet qëndrimi i partive opozitare për kreun e ri të shtetit.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!