Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria nën ujë! Natyra jashtë kontrollit apo dora e njeriut pas përmbytjeve?

schedule13:04 - 9 Janar, 2026

schedule 13:04 - 9 Janar, 2026

Shqipëria po përjeton orë dramatike, teksa përmbytjet kanë vënë nën ujë qytete të tëra, mijëra hektarë tokë bujqësore dhe kanë detyruar shumë banorë të evakuohen. Në Durrës është shënuar dje viktima e parë, ndërsa situata mbetet ende kritike në disa zona.

I ftuar në studion e “ABC e Mëngjesit”, pedagogu i UPT-së Klodian Skrame ngriti alarmin për rrezikun e shtuar për jetën e njerëzve. Ai deklaroi se këto reshje ekstreme ishin paralajmëruar dhe se humbjet e jetëve mund të bëhen të pashmangshme nëse nuk merren masa.

Skrame u bëri thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet, veçanërisht në akset rrugore të rrezikshme.



Sipas tij, vërshimet e papritura dhe shembjet e dherave mund të kthehen në kurthe vdekjeprurëse për drejtuesit e automjeteve. Pamjet nga terreni tregojnë rrugë të bllokuara, shtëpi të përmbytura dhe familje të izoluara.

Ndërkohë, po rritet debati nëse këto përmbytje janë thjesht fatkeqësi natyrore apo pasojë e ndërhyrjeve të pakontrolluara të njeriut. Urbanizimi pa kriter, bllokimi i kanaleve kulluese dhe shkatërrimi i shtretërve të lumenjve përmenden si faktorë kyç. Në rrjetet sociale kanë shpërthyer edhe teori konspirative mbi ndikimin e projektit HAARP në mot. Ekspertët, si prof. Klodian Skrame i hedhin poshtë këto pretendime

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!