Analisti Frrok Çupi, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News, komentoi zhvillimet politike brenda Partisë Demokratike dhe figurën e Sali Berishës, duke u ndalur te bilanci i këtij viti për opozitën.
Sipas Çupit, Berisha duhet të reflektojë mbi humbjen e rreth 200 mijë votuesve nga PD, ndërsa theksoi se ai ka arritur të shmangë përballjen me drejtësinë dhe të konsolidojë pozitat e tij brenda partisë, duke mposhtur kundërshtarët e brendshëm. Analisti ngriti gjithashtu kritika për rolin e SPAK dhe mungesën e përgjegjësisë, sipas tij, për ngjarje të rënda si 21 Janari dhe Gërdeci.
“Berisha duhet të analizonte pse PD këtë vit ka humbur 200 mijë votues, dhe ky është vërtet një bilanc. Ai ia doli për një vit që drejtësia nuk arriti që të merrej me të. SPAK ka qenë në favor të familjes kriminale të Berishës të shpallur non grata.
Një sukses tjetër, mposhti armiqtë e brendshëm, Bashën, Salianjin. Më duket se po arrin një fitore të madhe që të mos përgjigjet për ’21 Janarin’ dhe të vdekuri e Gërdecit”, tha Çupi./abcnews.al

