Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Muçi mbyll vitin me gol/ Shqiptari shënon rrjetën e shtatë të sezonit në Superligën turke

schedule12:39 - 23 Dhjetor, 2025

schedule 12:39 - 23 Dhjetor, 2025

E mbylli vitin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ernest Muçi mund të jetë i lumtur me veten në Superligën turke, ndonëse skuadra e tij, Trabzonspori pësoi humbje.

Në disfatën e parë të të vetëve që nga mesi i shtatorit, me shifrat 4-3 në Ankara ndaj rivalit Gençlerbirligi, ylli i kombëtares shqiptare shënoi gol dhe shërbeu asist.



Mëkat që kontributi I tij nuk u shpërblye të paktën me një pikë.

Vendasit kryesuan 2-0 dhe pjesa e parë u mbyll 2-1 për ta, ndërsa në 50’, Filip Augusto dërgoi topin në rrjetë pas pasimit të shkëlqyer të lojtarit ofensiv kuqezi.

Për fat të keq, mbrojtja e Trabzonsporit futi ujë ndjeshëm dhe erdhën dy gola të tjerë nga kryeqytetasit.

Këtë rrjetë loje nuk e prishi dot as penalltia e kthyer në gol pikërisht nga Muçi në 67’.

Kohë pati, por fati nuk ishte me miqtë.

E përditshmja “Fanatik” shkruan: Shënuesi më I mirë I kampionatit javët e fundit nuk u ndal! Muçi nuk humbet asnjë minutë!

Futbollisti tiranas ka 7 gola e dy asistë në Superligën turke këtë sezon, madje gjithçka ka ardhur në 5 ndeshjet e fundit.

Ai ishte I mrekullueshëm në triumfin me përmbysje 4-3 në fushën e Bashaksehirsporit, me rrjetën e fitores në minutën e 101-të, ndërsa kishte realizuar edhe më parë.

Kjo, në vetëm 27’.

Pastaj, fitoi penallti dhe shënoi një nga golat më të bukur të sezonit në Turqi dhe në Europë në fitoren 3-1 në shtëpi kundër Konjasporit.

Pasuan dy gola në suksesin 2-1 në Gëztepe, si dhe nuk mungoi rrjeta ndaj ekipit të klubit që I ka kartonin, Beshiktashit, në barazimin 3-3.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!