Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kruja, destinacion turistik gjithëvjetor/ Vizitorët kalojnë fundjavën në Sarisalltik, i njohur si “Ballkoni i Ballkanit”

schedule16:30 - 21 Dhjetor, 2025

schedule 16:30 - 21 Dhjetor, 2025

Kjo fundjavë, e favorizuar nga temperaturat e larta dhe moti i qëndrueshëm, ka sjellë një fluks të shtuar vizitorësh në malin e Krujës. Dhjetëra turistë kanë zgjedhur të ngjiten drejt kësaj zone për të shijuar natyrën dhe panoramat mbresëlënëse që ajo ofron.

I njohur si një ndër destinacionet më të preferuara turistike në vend, mali i Krujës ka pritur vitet e fundit një numër në rritje turistësh, si vendas ashtu edhe të huaj.

I cilësuar ndryshe edhe si “ballkoni i Ballkanit”, për shkak të pamjes së gjerë që ofron, kjo zonë ndodhet pranë vendit të shenjtë të Sari Salltikut, duke e bërë atë një pikë të rëndësishme jo vetëm turistike, por edhe fetare.

Vizitorët shprehen të mahnitur nga bukuria natyrore dhe panorama e mrekullueshme që shtrihet përreth, ndërsa gjatë ditës së sotme mali i Krujës është vizituar edhe nga turistë të huaj, çka dëshmon interesin gjithnjë e në rritje për këtë destinacion.

Sipas të dhënave, Kruja këtë sezon turistik ka tejkaluar pritshmëritë, duke u shndërruar tashmë në një destinacion me turizëm gjatë gjithë vitit, e jo vetëm sezonal.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!