Buxheti i shtetit dhe paketa fiskale kanë marrë dritën jeshile në parlament, pas një seance maratonë. Pas disa javësh diskutime në komisione parlamentare, buxheti 2026 u miratua me 81 vota pro dhe 16 kundër.
Buxheti parashikohet të jetë rreth 9 miliardë euro, 6.8% më i lartë se i vitit aktual. Ndërkohë, të ardhurat që parashikohen të arkëtohen në vitin 2026 vlerësohen në rreth 8.5 miliardë euro. Kryefjala e këtij buxheti do të jetë rritja e pensioneve duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm, dhe për këtë janë vënë në dispozicion 100 milionë euro.
Një vëmendje e veçantë parashikohet edhe për rritjen e pagave, ndërsa në janar paga minimale do të bëhet 500 euro. Kuvendi ka miratuar me 75 vota pro, 20 kundër dhe 0 abstenim projektligjin “Për Marrëveshjen Fiskale”.
Ky ligj parashikon faljen e borxheve doganore e tatimore 10 vite të vjetra, të cilat përllogariten në rreth 1 mld lekë. Maxhoranca nuk pranoi asnjë nga amendamentet e opozitës, duke argumentuar se kjo cenon parametrat fiskalë dhe ndikon në rritjen e borxhit publik.
Për vitin që vjen, qeveria planifikon se ekonomia do të ketë një rritje të qëndrueshme pranë nivelit të 4%, e mbështetur nga kërkesa e brendshme.
Për vitin që vjen, qeveria planifikon se ekonomia do të ketë një rritje të qëndrueshme pranë nivelit të 4%, e mbështetur nga kërkesa e brendshme por edhe zhvillimi i sektorëve strategjikë. Zotohet të vijojë konsolidimin fiskal dhe borxhi publik të vijojë më tej rënien edhe vitin e ardhshëm në 53.6%.

