Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Pamje të tërmetit në Japoni, lëkundje të forta për rreth 30 sekonda

schedule20:20 - 8 Dhjetor, 2025

schedule 20:20 - 8 Dhjetor, 2025

Një tërmet i fortë me magnitudë 7.6 ballë të shkallës Rihter ka goditur prefekturën Aomori në Japoninë veriore, pak pas orës 23:00 sipas kohës lokale, njoftoi Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA).

Epiqendra e tërmetit ishte në zonën e prefekturës Aomori, ndërsa lëkundjet u ndjenë edhe në qytetin e madh të Sapporo-s, në veri të vendit.

Në rrjetet sociale, qarkullojnë pamjet e lëkundjeve dhe paslëkundjeve, duke shkaktuar panik dhe shqetësim.

Një gazetar i NHK në rajonin e Hokkaido raportoi se dridhja ishte horizontale, zgjati rreth 30 sekonda dhe se nuk ishte në gjendje të qëndronte në këmbë në momentin kur goditi tërmeti.

Deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare për viktima apo dëme të mëdha, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!