Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

BE gjobit “X” me 120 milionë euro. SHBA-të u kundërpërgjigjen ashpër

schedule17:14 - 6 Dhjetor, 2025

schedule 17:14 - 6 Dhjetor, 2025

Bashkimi Europian ka gjobitur platformën X, dikur e njohur si Twitter, me 120 milionë euro për shkelje të ligjit europian mbi shërbimet digjitale (DSA). Reagimi nga Shtëpia e Bardhë ishte i ashpër. Sekretari i Shtetit amerikan, Marco Rubio, e konsideroi këtë si “një sulm ndaj të gjitha platformave teknologjike amerikane dhe ndaj popullit amerikan nga qeveri të huaja”.

Por kjo është vetëm maja e ajsbergut në një përplasje që tashmë shihet si ekzistenciale mes SHBA-ve dhe BE-së. Për Elon Musk, gjoba është e parëndësishme krahasuar me pasurinë e tij, ndërsa reagimi politik shkon përtej aspektit të thjeshtë juridik.

Ngjarjet kanë ndodhur në një ditë simbolike, ndërsa SHBA-ja publikoi strategjinë e saj që, në praktikë, synon të ndajë BE-në dhe të minimizojë rolin e NATO-s. Ky fakt ka ndezur menjëherë alarmin në Bruksel. Sipas burimeve jozyrtare, “duan të shkatërrojnë Unionin”, ndërsa raportet transatlantike pritet të mos jenë më të njëjta, veçanërisht nën presidencën e Donald Trump. Edhe selia e NATO-s e sheh këtë plan si një kërcënim të drejtpërdrejtë për ekzistencën e Aleancës, ndërsa Europa përballet me një luftë hibride dhe refuzimin e Putinit për të negociuar një paqe të drejtë në Ukrainë.

Komisioni Europian njoftoi dje gjobën prej 120 milionë euro për X, duke argumentuar se platforma ka shkelur detyrimet e transparencës të parashikuara nga ligji DSA. Gjobat synojnë shkeljet që përfshijnë dizajnin mashtrues të shenjës blu të “verifikuar”, mungesën e transparencës në arkivat e reklamave dhe refuzimin e ofrimit të të dhënave publike për studiuesit.

Sipas Komisionit, përdorimi i shenjës blu për “account-et e verifikuara” mund të mashtrojë përdoruesit, pasi çdo individ mund të paguajë për të marrë këtë status. Arkivat e reklamave mungojnë gjithashtu nga transparenca dhe qasja publike, duke e bërë të vështirë studimin e mënyrave për të parandaluar mashtrimet dhe reklamat false.

Procedimi kishte nisur dy vjet më parë, por ishte pezulluar për të shmangur tensionet me Uashingtonin. Gjoba është relativisht e vogël krahasuar me pasurinë e Musk, dhe sipas rregullave të Komisionit nuk mund të tejkalojë 6% të të ardhurave vjetore të kompanisë.

X ka tani tre muaj kohë për t’u përgjigjur, ndërsa Brukseli ka dy muaj për kundërpërgjigjen. Zëvendëspresidentja e Komisionit Europian, Henna Virkkunen, tha se “X është përgjegjës për cenimin e të drejtave të përdoruesve dhe shmangien e përgjegjësisë së saj”. Ndërkohë, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u shpreh se “BE duhet të mbrojë lirinë e fjalës, jo të sulmojë kompanitë amerikane për gjëra të parëndësishme”.

Kjo ngjarje pasqyron një përplasje më të gjerë mes SHBA-së dhe BE-së. Dokumenti strategjik amerikan shihet si një përpjekje për të ndryshuar marrëdhëniet transatlantike, për të ndarë BE-në dhe për të reduktuar ndikimin e NATO-s. Kjo shqetëson veçanërisht institucionet europiane, duke përfshirë edhe bisedimet për asetet ruse të ngrira dhe përdorimin e tyre. Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, theksoi se çështjet e lirisë së shprehjes dhe organizimit të shoqërisë nuk mund të diskutohet nga Uashingtoni.

Presidenti francez ka paralajmëruar se kjo mund të shihet si “tradhti” amerikan ndaj Ukrainës dhe Europës, duke rrezikuar raportet politike, ushtarake dhe tregtare. Edhe tensionet mbi tarifat doganore mund të jenë pjesë e kësaj strategjie amerikane.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!