Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Asani shkëlqen në Iran/ Ylli i kombëtares, titullar në duelin e kreut, Persepolis-Esteglal

schedule15:18 - 6 Dhjetor, 2025

schedule 15:18 - 6 Dhjetor, 2025

Ishte titullar në sfidën më të madhe.

Jasir Asani nuk e humbi derbin tepër të rëndësishëm të futbollit në Iran, dhe luajti gjatë gjithë kohës në sfidën në fushën e Persepolisit.

Esteglal po lufton këtë sezon për titull, dhe shqiptari tërhoqi vëmendjen për provokimin e bërë pak ditë më parë ndaj rivalit brenda kryeqytetit Teheran.

Ai u dallua duke marrë shumë përsipër në derbin që Esteglal e barazoi pa gola, një rezultat shumë pozitiv në fushën e një kundërshtari për titull.

Skuadra e tij është në vendin e dytë në Ligën Profesioniste të Iranit, duke pasur 20 pikë pas 11 javësh kampionat, vetëm një pikë pas kryesuesit Sepahan, ndërsa Persepolis është shumë pranë, me 19 pikë, por me një ndeshje më shumë të luajtur.

Asani vetë ka qenë shumë I dalluar këtë vit sportiv në vendin e madh të Gjirit Persik.

Jo më kot ka shënuar 6 gola e ka shërbyer dy asistë në 16 ndeshje, nga të cilat 5 gola i ka në 11 sfida në kampionat.

Shqiptari konsiderohet si lojtari më I mirë I Esteglalit, dhe njëri nga më të mirët në Iran, dhe duket se po i justifikon pritshmëritë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!