Ka nisur këtë të enjte fluturimi më i gjatë pa ndalesa në botë, një itinerar që mbulon rreth 20 mijë kilometra, lidh tre kontinente dhe zgjat 25 deri në 29 orë.
Ngjarja u njoftua nga kompania ajrore “China Eastern Airlines” dhe avioni u nis nga aeroporti Pudong i Shangait për në Auckland, Zelanda e Re, dhe destinacioni i tij përfundimtar është Buenos Aires në Argjentinë
Sipas linjës ajrore, itinerari kalon Hemisferat Lindore dhe Perëndimore, si dhe Hemisferat Veriore dhe Jugore, duke vendosur një rekord të ri botëror për fluturimin më të gjatë.
Veçse vendos një rekord të distancës më të gjatë pa ndërprerje, linja e re shkurton kohën totale të udhëtimit mes Kinës dhe Amerikës së Jugut me më shumë se katër orë.
Linja do të operohet dy herë në javë me fluturime vajtje-ardhje duke u bërë një korridor i ri jugor mbi Paqësor.
Kompania shpjegoi se për shkak të distancës së gjatë dhe kufizimeve në performancën e avionëve, fluturimet mes Kinës dhe Amerikës së Jugut deri më tani kanë kërkuar ndalesa të ndërmjetme.
Por itinerari i si ka vetëm një ndalesë në dy orëshe Acukland, por sërish konsiderohet pa ndërprerje sepse nuk ka ndryshim avionësh dhe qëllimi është vetëm që pasagjerët të mund të pushojnë.

