Studiuesi dhe shkrimtari Sadik Bejko ishte i ftuari i mbrëmjes në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, ku foli për krijimtarinë e tij letrare, studimin më të fundit “Ad infinitum” dhe përkushtimin e pandërprerë ndaj kulturës shqiptare.
Bejko theksoi se letërsia dhe kultura janë “shtëpia jonë shpirtërore”, duke nënvizuar rëndësinë e zhvillimit dhe ushqyerjes së tyre për brezat që vijnë. Sipas tij, pa këtë përpjekje rrezikohet humbja e thelbit tonë kulturor, ndërsa biblioteka mbetet metafora më e madhe e dijes së ngjeshur.
Libri “Ad infinitum”, siç u shpreh ai, lidhet me “dashurinë e pafundme” për letrat shqipe, nga baladat e deri te letërsia bashkëkohore.
“Është një shërbim i madh që i bëhet kulturës. Në përgjithësi ne duhet të zhvillojmë kulturën shqiptare, e cila është shtëpia jonë shpirtërore. Nëse duam një shtëpi shpirti dhe ajo se ç’ka është e jona shpirtërisht, çka përbën gjërat më të ëmbla më të thella dhe më origjinale tonat është pikërisht letërsia, kultura.
Ne po nuk e punuam dhe po nuk e gatuam si burimi këtë kulturë, po nuk e bëmë atë të ushqyeshme për brezat ne jemi në vend që rrezikojmë të humbasim shumë nga ajo që quhet shpirti jonë, kultura jonë. Biblioteka po të futemi në këtë metaforë se jonë.
Biblioteka po të futemi në këtë metaforë se çfarë është ajo, është një metaforë e madhe e dijes e ngjeshur. “Ad infinitum”, lidhet me një dashuri të pafundme, që mendoj se e kam për kulturën shqiptare dhe për letrat shqipe, që nga baladat dhe nga letërsia bashkëkohore”, tha Sadik Bejko./abcnews.al

